Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sigurimet paguhen prej korrikut, por shërbimet shëndetësore s’dihet kur do të ofrohen

Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk ka objekt. Ende nuk është i pavarur nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse me ligj parashihet që të jetë organ i pavarur.

Ka vetëm 12 punëtorë, ndërsa planifikohet të menaxhojë me qindra miliona euro, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), Xhevat Uka, ka thënë se e kanë dërguar në Qeveri rregulloren për fondin që do të hapë rrugën e rekrutimit të stafit.

“Pasi të kalojë kjo rregullore në Qeveri, atëherë fillon plotësimi i vendeve të punës”, ka thënë ai.

50 punëtorë, sa parasheh kjo rregullore, nuk janë të mjaftueshme për një institucion të madh siç është AFSH-ja. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.