Për çështjet e sigurisë dhe të politikës së jashtme kanë diskutuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe deputetët e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të enjten.
“Me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit, si dhe me ambasadorë dhe kolegë të tjerë këtu në Kosovë kishim një diskutim të frytshëm për një sërë çështjesh për sigurinë dhe politikën e jashtme. Kam konsideratë të lartë për Parlamentin si element i sistemit demokratik, dhe bazuar në këtë diskutim, dhe asaj që kemi pasur më herët, kam shumë respekt për anëtarët e këtij Komisioni, për punën që e bëjnë në mbështetje të politikës së Jashtme dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Hovenier pas takimit.
Ndërkaq Haki Abazi, kryetar i komisionit, ka thënë se takimi ishte rikonfirmim i raporteve speciale Kosovë-SHBA.
“Rikujtuam disa prej aspekteve të ecjeve të Kosovës drejt shtendërtimit të plotë dhe kjo do të vazhdojë. Paçka që në rrugëtimin tonë mund të ketë edhe çështje që diskutohen, por janë mes miqsh, partnerëve dhe kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Do të dëgjojmë edhe këshillat edhe përvojat sidomos të ambasadorëve të shteteve të bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.
Takimi është mbajtur i mbyllur për mediat.
-
Konjufca: SHBA-ja mbetet aleatja jonë më e afërt dhe partnerja jonë strategjike
-
Andoni: Kosova ka mbështetje më të madhe nga Amerika sesa Shqipëria
-
Kosova synon thellim partneriteti në siguri e mbrojtje me SHBA-në
-
Haxhiu në takim me kongresistët amerikanë thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Entuziazëm në Kosovë, frikë në Serbi për nismën e kongresistëve amerikanë