Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Siguria në punë, kërkohet të rritet numri i inspektorëve edhe për 65 veta

18 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës vetëm nga janari i këtij viti, raporton KTV.

Nga 98 aksidente brenda kësaj periudhe kanë pësuar lëndime trupore 80 persona.

Në tryezën “Gjendja e shëndetit dhe sigurisë në punë në Kosovë”, u kërkua të rritet numri i inspektorëve. Çerkin Dukolli, zëvendësministër i Punës dhe udhëheqës i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, ka thënë se janë të angazhuar që të rrisin nivelin e sigurisë në punë.

Inspektorati i punës gjatë vitit 2017 kishte kryer mbi 1000 inspektime në ndërtimtari. Ata kanë kërkuar që të rritet edhe vetëdijesimi i punëtorëve dhe shoqërisë në përgjithësi rreth sigurisë në punë.