Tetori është muaji i Botëror i Vetëdijesimit për Sigurinë Kibernetike dhe në kuadër të këtij muaji edhe në Kosovë janë paraparë disa aktivitete në vazhdën e hapave për forcimin e Sigurisë Kibernetike në vend.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija tha se qasja në internet në Kosovës është shumë e lartë dhe kjo ka sjellë të mira në shërbime për qytetarët e Kosovës..
“Në mesin e 160 shteteve Kosova është në mes të tyre. Në ditët e sotme për të qenë në shkallë të sigurisë duhet të jemi deri në vendin e 30 të sigurisë kibernetike”, i tha Balija sot RTK-së.
Sipas tij bankat në Kosovë kanë arritur të kenë sisteme të forta dhe të mira për shërbimeve online. “Por duhet të jemi vigjilentë”, shtoi ai.
Balija bëri me dije se për muajin botëror të sigurisë kibernetike dhe rekomandimet për ngritjen e sigurisë, kanë paraparë disa aktivitete. Ai tha se qytetari dhe biznesi duhet të marrin masa, duke përfshirë edhe antiviruset. ‘Duhet të kemi kujdes, duhet të blihet vetëm nga kompanitë e sigurta”, deklaroi ai.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha bankat në Kosovë kanë sistem të mirë. Sipas tij sistemi i hakimit është fenomen botëror.
Edhe
Të dhënat bankare të kosovarëve të rrezikuara, kërkohet kujdes dhe siguri
Ai tha se kursimi është kulturë.
Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i Kongresit të parë ndërkombëtar të kursimoreve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano. Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit, si dhe për ringjalljen e luftës kundër shfrenimit. Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursimorë. Kjo ditë ende nuk ka filluar të shënohet tek ne.
-
Doli: Kosova qëndron më mirë sesa vendet e rajonit në mbrojtjen nga sulmet kibernetike
-
Dita Botërore e Kursimit shënohet edhe në Kosovë
-
Këshilli i Investitorëve Evropianë mbështet përpjekjet për rritjen e sigurisë në sektorin bankar
-
Shoqata e Bankave të Kosovës me rekomandime se si të mbroheni nga sulmet kibernetike