Këshilli i Investitorëve Evropianë mbështet fuqishëm marrëveshjen e nënshkruar sot nga guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe drejtorin ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, që lidhet me shtimin e sigurisë për në sektorin bankar.
Sektori bankar në Kosovë është një nga sektorët kryesorë me rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit, si dhe për stabilitetin ekonomik të tij. Një sistem bankar i qëndrueshëm dhe i fuqishëm konsiderohet parakusht për rritjen e investimeve në vend si dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, rikujton Këshilli i Investitorëve Evropianë.
Plaçkitjet e vazhdueshme të bankave, të cilat kohët e fundit janë bërë kërcënim për tërë sektorin bankar, kanë arritur përmasa alarmuese dhe mund të kenë efekte zinxhir negative në shoqërinë tonë, andaj iniciativa e sotme është një hap i rëndësishëm në parandalimin e këtyre dukurive negative.
Nga ana tjetër, zbatimi efektiv i kësaj marrëveshjeje tregon se institucionet e vendit e marrin shumë seriozisht situatën dhe zotohen në luftimin e plotë të kësaj dukurie negative për shoqërinë dhe vendin tonë.
Këshilli i Investitorëve Evropianë është i gatshëm të ofrojë asistencën dhe bashkëpunimin e tyre në implementimin e plotë të kësaj iniciative.
-
Nënshkruhet marrëveshje për ngritjen e sigurisë në sektorin bankar
-
Shoqata e Bankave e shqetësuar me sulmet e armatosura, kërkon më shumë siguri nga Policia
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë prej 40 milionë euro për mbështetje të sektorit privat
-
BQK-ja e gatshme të përkrahë sektorin e sigurimeve në Kosovë
-
BQK-ja dhe Ministria e Financave shprehen të gatshme për rimëkëmbjen ekonomike