Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur udhëheqësen e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, znj. Lindita Daija, dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku, me ç’rast u diskutua lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.
Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive.
-
BQK-ja thotë se po punon që ta ruajë stabilitetin financiar
-
BQK-ja thotë se ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë në rast të një mbyllje totale
-
BQK-ja dhe Ministria e Financave shprehen të gatshme për rimëkëmbjen ekonomike
-
Mehmeti: Rimëkëmbja ekonomike varet nga masat e ndërmarra gjatë dhe pas pandemisë
-
BQK e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për “Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”