Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Si shkak i reshjeve dëmtohen disa vetura në Kamenicë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në disa vendbanime në Kosovë.

Kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se nga të reshurat atmosferike disa degë kanë shkaktuar dëme në disa vetura..

“Shtabi emergjent komunal bashkë me Zjarrëfikësit, kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për vlerësim të situatës, e më pas edhe kanë larguar drunjtë e rënë” ka shkruar Kastrati.

Kastrati më tutje ka bërë të ditur se shtabi emergjent për çdo situatë është në gjendje gatishmërie për menaxhim e situatës.