Ndryshimi në qëndrime i PDK-së nga ai në kohën e Isa Mustafës dhe tash me Ramush Haradinajn në Qeveri, po i habit analistët në vend, raporton KTV.
Thonë se ata që dikur e mbështesnin fuqishëm marrëveshjen e demarkacionit, tash po e mbështesin krijimin e një Komisioni të ri. Vendimin e Haradinajt për shkarkimin e Komisionit për demarkimin e kufirit në krye me Murat Mehën më shumë e shohin si procedural, meqë ai Komision në fakt nuk kishte më mandat.
Profesori Riza Smaka ka thënë se vendimi i Haradinajt më shumë ishte procedural, meqë u shkarkua një Komision inekzistent.
Kryeministri i ri ka deklaruar se Kosovës nuk do t’i humbet kohë dhe kjo çështje shpejt do të ketë zgjidhje, duke ua mundësuar kosovarëve lëvizjen e lirë në Evropë.
-
Haradinaj komenton Demarkacionin me Serbinë
-
Haradinaj përmend arritjet e qeverisjes së tij, thotë se ndryshimi ka nisur
-
Haradinaj lavdëron Komisionin “orientues” Bulliqi, marrëveshja obligon korrektimet e nevojshme
-
Haradinaj: Javën e ardhshme do të kryhet çështja e demarkacionit
-
Haradinaj i paqartë, thotë se është mënjanuar pengesa politike por mbetet “Raporti Bulliqi”