RTK-në mund ta ndihmojë edhe Komuna e Prishtinës. E gjithë fuqia nuk është mbi Kuvendin e Kosovës.
Për këtë në “Rubikon” të KTV-së foli deputeti i LDK-së, njëherësh anëtarë i Komisionit për media, Sadri Ferati.
Ferati duke ju drejtuar koleges nga Vetëvendosje, Shqipe Pantina, tha se Komuna në këtë rast mund të angazhohet dhe të gjejë një pronë.
“Ka prona shtetërore dhe komuna e Prishtinës mund të gjejë një pronë. Mund ta gjejë një pronë mbi të cilën ne pastaj investojmë. Hajde pra të shtyhem kush po i ndihmon më shumë RTK-së, a ky që e ka fuqinë në Kuvend, a ky në Komunë të Prishtinës”, ka thënë Ferati.
E Pantina i përgjigjet se kryetari nuk e ka në dorë këtë duke i hedhur peshën e fajit asamblesë.