Në PDK, ende e mbajnë fotografinë e Hashim Thaçit në hyrje të ndërtesës, por koalicioni i partisë së Kadri Veselit nuk po arrin të unifikohet në qëndrimet e tyre, raporton KTV.
Tani ata u kanë vendosur kushte mediave për të marrë pjesë në debate.
Në një njoftim zyrtar, koalicioni ka thënë se nuk merr pjesë në debate si listë e vetme, por vetëm nëse përfaqësohet me nga një zyrtar të secilës parti, PDK, AAK dhe Nisma.
KTV-ja ka kontaktuar me zyrtarë të PDK që kanë thënë se ky është qëndrim përfundimtar i cili nuk do të ndryshohet.
Për dy partitë tjera, njëra koalicion, LDK-ja, e tjetra që garon e vetme në zgjedhje, Vetëvendosje, kjo është edhe një formë tjetër që koalicioni nuk ka program të paraqesë para qytetarëve dhe nuk ka guxim të dalë në debate.
Në Komisionin e Pavarur të Mediave, që rregullon obligimet që mediat kanë ndaj partive politike, thonë se, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, subjekti i certifikuar për të garuar në zgjedhje është një, pavarësisht a janë koalicion apo një parti e vetme.
-
LVV-ja e PDK-ja s’kanë deklaruar në KQZ nëse garojnë si parti a si koalicione
-
Vetëm VV-ja me koalicion, partitë tjera të mëdha garojnë të vetme
-
VV-ja e AAK-ja ende s’kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje
-
Korqa: Zgjedhjet e reja më së paku iu konvenojnë LDK-së e Aleancës
-
“Heshtja” paszgjedhore e PDK-së