Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot priti shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.
Papadopoulos e përgëzoi kryeministri Haradinaj për detyrën e re, duke vënë në pah bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës deri në përfundim të mandatit të EULEX-it.
Në takim, u ritheksua e ardhmja e këtij misioni, me fokus të veçantë reformat në sundimin e ligjit.
Duke qenë se mandati i EULEX-it është në fazën përfundimtare (qershor 2018), Papadopoulos theksoi se transferimi i kompetencave nga EULEX-i në institucionet e Kosovës do të realizohet në harmoni të plotë me planin e përbashkët të veprimit i cili do të hartohet nga shtetet anëtare të BE-së, EULEX dhe institucionet e Kosovës.
Haradinaj është pajtuar për prioritetet e fazës transitore dhe transferimin e kompetencave, duke u zotuar se sfidat në këtë aspekt do të tejkalohen.
Po ashtu, është diskutuar konsolidimi i institucioneve të drejtësisë në veri të Kosovës. U theksua se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që t’i emërojë sa më shpejt gjyqtarët dhe prokurorët në veri.
-
Antero Lopes emërohet shef i EULEX-it në Kosovë, e zëvendëson Barbanon
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE