Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në Kosovë, kryeministri Haradinaj theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj për sundimin e ligjit”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj duke falënderuar shefen e EULEX-it, Papadopoulou, për punën dhe angazhimin e saj në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, përgjatë tre viteve në krye të këtij misioni.
“Duke e ndihmuar sistemin tonë të drejtësisë, ju keni ndihmuar gjithë shoqërinë dhe në këtë proces gjithmonë e keni pasur mbështetjen e Qeverisë”, tha Kryeministri Haradinaj, duke i uruar suksese në detyrën e re në diplomacinë greke.
Gjithnjë sipas njoftimit të Kryeministrisë, shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, falënderoi kryeministrin për pritje dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX.
-
Haradinaj takohet me shefen e EULEX-it, bisedojnë për fuqizim të sundimit të ligjit
-
Haradinaj takon shefin e ri të EULEX-it, e njofton për zhvillimet në sundimin e ligjit
-
Papadopoulou: EULEX-i do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet me interes për Kosovën
-
Thaçi, Veseli e Mustafa në takim lamtumirës me shefen e EULEX-it Papadopoulou
-
Haradinaj thotë se Kosova ka bërë hapa të suksesshëm në forcimin e arkitekturës së sigurisë