Planifikimi familjar u mundëson çifteve që të përcaktojnë numrin e dëshiruar të fëmijëve si dhe hapësirën kohore mes shtatzënive. Por planifikimi familjar arrihet nëpërmjet informimit, edukimit dhe përdorimit të metodave kontraceptive, raporton KTV.
Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara zyra në Prishtinë. Ky raport i prezantuar nga Koalicioni K10 në shënimin e Ditës Botërore të Popullsisë, tregon se 650 të anketuar në vendin tonë kanë njohuri për mjetet kontraceptive, por që mbetet i vogël numri i përdoruesve të tyre.
Sipas Zarife Miftarit, nga zyra për planifikim familjar në Kosovë, të gjitha grupmoshat informacionet për shëndetin seksual riprodhues, i marrin nga televizioni dhe shumë pak ose fare nga institucionet shëndetësore ose në shkolla.
Miftari thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë mjetet kontraceptive falas sikurse barnat esenciale, por kjo nuk është duke ndodhur.
Ndërkaq Merita Vuthaj, përfaqësuese nga Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se ky institucion do të krijojë strategji të sigurimit falas të kontraceptivëve.
Gjatë prezantimit të raportit u tha se kujdesi për shëndetin njerëzor dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse nuk do të thotë se do të ulë numrin e natalitetit në vend, por të bëjë planifikimin familjar bazuar në kërkesat familjare dhe mundësitë financiare.
-
Gratë që kryen lindje në privat ankohen për mosvizitim të fëmijëve të tyre në shtëpi
-
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen sipas planit
-
Komunave u kufizohet numri i barnatoreve që kujdestarojnë
-
Ngec projekti për mjekun familjar
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë