Menaxhmenti i kaluar kishte nxjerrë vendime që lejonin profesorët të mbajnë më shumë se 5 orë mbi normë, raporton KTV.
Kështu arsyetohen shpenzimet e mëdha të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Prorektori për mësim Naser Sahiti, një ditë pas publikimit të raportit të Auditorit të Përgjithshëm, pranon se ky institucion ka dalë si mos më keq.
Ai thotë se tashmë e kanë ndaluar këtë praktikë. Përveç që në këtë raport u tha se janë evidentuar 25 raste ku profesorët kanë mbajtur më shumë se 5 orët e lejuara, aty potencohet edhe pagesa e profesorëve për provime.
Për secilin student të nivelit bachelor që paraqet provime, profesorët marrin 60 centë, ndërsa për çdo student të nivelit master që paraqitet në provim, marrin 3 euro.
Edhe
Kërkohet të ndërpritet kompensimi shtesë i profesorëve për mbajtje të provimeve
Sahiti thotë se ndryshimi i këtij vendimi varet nga Këshilli Drejtues.
Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, thotë se nuk janë të arsyeshme këto deklarime të Rektoratit