Përveç pagave të mira dhe pagesave për orë mbi normë dhe honorarë, profesorët e universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, vazhdojnë të paguhen ekstra për mbajtjen e provimeve.
Bazuar në rregulloren për të ardhura personale, paga e një profesori të rregullt është 1.143,63 euro në muaj, paga e një profesori të asocuar 1.026,67 euro, dhe e një profesori asistent 909,71 euro, shkruan sot Koha Ditore.
E kur kësaj i shtohen edhe pagesat për honorare, dhe për mbajtje të provimeve shifrat shkojnë edhe më lart.
Pagesa për provime është paraparë me rregulloren për të ardhura personale, e nxjerrë në prill të vitit 2012, përkatësisht nenin 8 dhe 10 të saj.
Sipas rregullores, për nivelin bachelor, profesorit i takon kompensim në lartësi prej 60 cent për çdo studentë që është paraqitur në provim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Si “arsyetohen” shpenzimet e mëdha në Universitetin e Prishtinës
-
Profesorëve u ulet paga, por u premtohet shpërblimi për performancë
-
Kërkohet që mësimdhënësit të paguhen në bazë të performancës
-
Mësimdhënësit marrin shtesat e para prej 100 eurosh
-
Rektorët e universiteteve publike – ndër njerëzit më të paguar në Kosovë