Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Profesorët paguhen edhe kur mungojnë në punë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ndërmarrë masa ndaj profesorëve që nuk përmbushin detyrat e punës të parapara me kontratë.

Ndonëse zyrtarë të këtij Universiteti nuk kanë treguar se çfarë masash do të jenë ato, kanë theksuar se këtë vit i kanë shtuar edhe monitorimet nëpër fakultete, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e dëshmive për orët e mbajtura nga disa profesorë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe pagesa e plotë edhe për orët sa nuk kanë qenë prezentë në orë është konstatuar edhe në raportin e Zyrës kombëtare të auditimit.

E për një fenomen të tillë thonë të jenë në dijeni edhe vetë zyrtarët e Universitetit të Prishtinës, gjë të cilën e kanë vërejtur përmes auditimeve të brendshme që u kanë bërë fakulteteve.

Ndërkaq organizatat që merren me monitorimin e punës në universitetin publik kërkojnë që të krijohet një mekanizëm që kontrollon punën e mbarëvajtjes së ligjëratave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm