Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka gati dy vjet që ka dhënë zotimin se do të ndërmarrë masa ndaj profesorëve të cilët mungojnë pa arsye në procesin mësimor.
Drejtuesit e tij edhe tash kanë pohuar se për orët e pambajtura është aplikuar mospagesa nga njësitë e veçanta akademike, por nuk ka ofruar të dhëna se ndaj cilëve profesorë janë shqiptuar sanksione siç parashihet edhe me rregullore të UP-së, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, burime të sigurta të gazetës brenda Rektoratit kanë thënë se deri tash nuk është ndëshkuar asnjë profesor për mungesa në procesin mësimor.
“Askush nuk është ndëshkuar, janë vetëm fjalë. Këshilli i Etikës asnjë vendim nuk e ka marrë për ta dënuar dikë përkundër se ka raste kur nuk vijnë në mësim. Kjo është krejt farsë”, ka thënë ky burim brenda UP-së.
Më 11 shtator 2017, Universiteti i Prishtinës ka nxjerrë rregulloren për të ardhura personale të personelit akademik, shtesat për funksione, honorarët dhe komisionet e përhershme në UP. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)