Kryetari i Partisë Demokratike, Dragan Shutanovac, sot me rastin e tryezës së parë për dialogun e brendshëm për Kosovën, tha se kjo parti pret që në parlament të ketë dialog të vërtetë dhe jo të imagjinuar.
Ai tha për agjencinë e lajmeve Beta, se parlamenti është vendi i duhur për dialog për çështje me rëndësi për shoqërinë dhe shtetin.
“Presim që të hapet debat parlamentar dhe jo dialog i imagjinuar”, tha Shutanovac. Ndryshe, në qeverinë e Serbisë dje është mbajtur takimi i parë i grupit punues për të mbështetur dialogun e brendshëm për Kosovën.
Artikuj të ngjashëm
-
Jovanoviq s’i beson “dialogut të brendshëm për Kosovën” të Vuçiqit
-
Abazi për seancën e sotme të Kuvendit: Një nismë për dialogun, që është e domosdoshme
-
KDI kërkon nga Kuvendi të përfshihet në mënyrë më dinamike në dialogun Kosovë - Serbi
-
Jovanoviq: Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por mundësi
-
Partitë thonë se ndryshimi i kufirit është ide që nuk negociohet