Më shumë se dy të tretat e qytetarëve të Serbisë përkrahin idenë e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për fillimin e dialogut të brendshëm për Kosovën.
Ata njëkohësisht mendojnë se për Serbinë ky dialog është i domosdoshëm, transmeton Koha.net.
Sipas hulumtimit më të ri të agjencisë Faktor plus, që e përcjell b92, 69 e qytetarëve ka përkrahur iniciativën e Vuçiqit e 70 për qind e tyre mendon se dialogu i brendshëm për Kosovën është i domosdoshëm.
16 për qind e të anketuarve është deklaruar se nuk e përkrah ftesën e kryetarit serb e 14 për qind e tyre nuk mendon se ai dialog i duhet Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbët nuk “heqin dorë” nga Kosova dhe nuk presin shumë nga dialogu, tregon një hulumtim
-
Në Serbi 64% e të anketuarve duan marrëveshje me Kosovën, kërkoi ose jo BE-ja
-
Edhe serbët e Kosovës në “dialogun e brendshëm”, takimi i parë në mars
-
“Dialogu serb për Kosovën tashmë ka filluar”
-
Serbët e Kosovës përkrahin “Qeverinë e vet në Beograd” dhe Vuçiqin për Kosovën