Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se dialogu i brendshëm (ndërmjet serbëve) tashmë ka filluar me të madhe, transmeton Koha.net.
Ai po ashtu ka thënë se shpreson se pas shumë rrathësh koncentrikë të bisedave do të arrihet propozimi që do të shpëtojë gjeneratat e ardhshme.
“Dialogu tashmë ka filluar me të madhe, numri më i madh i njerëzve nga skena publike po deklarohet”, citonb92 të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se dialogu është i shëndoshë, i mirëseardhur dhe i ndihmon Serbisë që realisht ta shikojë pozicionin e vet, pozicionin e popullit serb në Kosovë dhe të ardhmen e tij.
Lidhur me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, Vuçiq ka thënë se vendimi nuk do të merret pa konsensus të gjerë.
-
Vuçiqi paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën
-
Vuçiq në pritje të propozimit të Kosovës
-
Sipas Vuçiqit, edhe Serbia duhet të pyetet për Kosovën
-
Vuçiq thotë se serbët e shqiptarët duhet të kenë raporte të mira, paralajmëron vazhdimin e dialogut
-
Vuçiq planifikon të fillojë debatin e brendshëm për Kosovën