Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe serbët e Kosovës në “dialogun e brendshëm”, takimi i parë në mars

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe delegacioni i Forumit Kombëtar Serb, të cilin e ka udhëhequr kryetari i kësaj shoqate Momçilo Trajkoviq, janë marrë vesh sot që në mesin e muajit mars të mbahet takimi në kuadër të dialogut të brendshëm ndër serb për Kosovën në të cilin do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Në kumtesën nga kabineti i kryetarit të Serbisë që e përcjell tanjug, theksohet se anëtarët e Forumit e kanë njohur Vuçiqin, siç thotë kumtesa, me shumë probleme të serbëve në Kosovë si dhe kanë paraqitur propozimet për zgjidhjen e tyre.

Në kumtesë shtohet se Vuçiq ka shprehur gatishmëri që disa nga propozime të pranohen e zbatohen.