Prej së martës autobusët e Trafikut Urban nuk qarkullojnë më në rrugët e Prishtinës.
Kjo ndodh pas vendimit të Ministrisë së Brendshme për ndërprerjen e transportit publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë vendim të nxitur nga situata me koronavirusin po e kritikon ekzekutivi komunal, i cili thotë se Ministria nuk është konsultuar fare me ta për ta gjetur një zgjidhje më të përshtatshme.
Nënkryetari Muhedin Nushi thotë se mosqarkullimi i autobusëve ka vështirësuar shumë udhëtimin e qytetarëve dhe punëtorëve. Sipas tij, është dashur që vetëm të zvogëlohet numri i linjave.
pamundësi për të siguruar të hyrat nga kilometrat e bërë, Komuna thotë Trafiku Urban nuk do të mund të paguajë këstin e kredisë për autobusët e blerë.
Ndërsa, pa autobus në qarkullim, do të rritet numri taksive ilegale, paralajmëron nënkryetari Nushi.
Nushi është zotuar se Komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë ndërmarrje publike. Por, në ndihmë ka thënë se nuk mund t’u dalin edhe linjave private.
Transportuesit privatë kërkojnë që të paktën Komuna të përdorë autoritetin e saj për t’i kërkuar Qeverisë që edhe ata t’i bëjë pjesë të pakos emergjente fiskale.
Ndërkohë shumë qytetarë kanë deklaruar se mungesa e transportit vështirëson qarkullimin e atyre që vazhdojnë punën.
Vendimi i MPBAP-së do të qëndrojë në fuqi deri në një vendim tjetër.