Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë sulme nga qentë endacakë në Prishtinë

Çdoherë del nga shtëpia duke shikuar në çdo anë, me frikën se do të sulmohet nga qentë endacakë.

Albulena Gashi, e cila jeton në lagjen “Bregu i Diellit”, thotë se ka marrë trauma nga sulmet e shpeshta që i janë bërë nga qentë.

Ajo numëron 4 raste që kanë qenë viktimë e sulmit të tyre dhe të gjitha ato kanë lënë shenjë në jetën e saj.

Mirëpo, rasti i fundit ka qenë më i rëndi dhe emocionohet sa herë që tregon si është sulmuar nga 15 qen gjatë kohës që mbante në krahë djalin e saj 2- vjeçar.

“Katër herë më kanë sulmuar dhe unë kam mbetë me trauma. Tri herë kam qenë vetë, një herë kam qenë me djalin që e kam 2 vjet e gjysmë, mbi 15 qenë më kanë sulmuar... nuk kam për ta harruar kurrë. Paramendo me djalë 2 vjet e gjysmë në krah të sulmojnë 15 qen, e vetmja lutje ka qenë që djali im të mos marrë truma. Për çdo ditë unë nuk guxoj me dal prej ndërtesës pa shikuar mirë a ka qenë”, ka  deklaruar Albulena Gashi, viktimë e sulmit nga qentë endacakë.

Edhe “Pushteti” i qenve në Prishtinë Arbëri “Pushteti” i qenve në Prishtinë

Ajo edhe gjatë natës zgjohet me frikën se janë duke e sulmuar qentë.

“Unë nuk jam e lirë me dalë në mbrëmje. Nuk guxoj se më sulmojnë qentë, kjo nuk quhet liri, shpresoj që e sheh këtë Shpend Ahmeti dhe ndërmerr diçka ose kisha jep dorëheqje. Shpend jep dorëheqje se nuk je duke bërë asgjë. Unë kam marrë truma, zgjohem natën, më duket se po më sulmojnë qentë”.

Numri i rasteve të sulmimit nga qentë është shtuar shumë me shtimin e numrit të vetë qeneve endacakë. Në një video të regjistruar nga një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” shihen pamjet kur një vajzë sulmohet nga qentë endacakë.

Viktimë e tyre kohëve të fundit ka qenë edhe Hajrije Gashi, e cila thotë se ende i ka plagët në trup.

Megjithatë, traumat që ka pësuar do ta shoqërojnë gjatë. Që nga ajo ditë ajo përdor edhe qetësues, ndërsa për t’u mbrojtur në rrugë nga një sulm tjetër i mundshëm ajo me vete mbanë fishekzjarrë.

“Po kaloj, por unë gjithë po duhet të mbrohem me diçka. Ndonjë petartë, çadër a diçka, unë nuk po guxoj të kaloj pa pasë diçka, një herë më ka ndodhë e frika është e madhe. Unë ende jam e traumatizuar dhe po përdori hapa të qetësimit dhe ende shkoj në kontroll, sepse trauma është shumë e madhe”.

Edhe Qentë endacakë, alarmi i përvitshëm Arbëri Qentë endacakë, alarmi i përvitshëm

Ajo i bën thirrje Komunës për të zgjidhur këtë çështje sa më parë e të mos ketë viktima të tjera.

“Unë në kamën e djathtë i kam pasë dy penj, megjithëse plaga ka qenë e madhe. Ka edhe raste të tjera në atë pjesë që po i sulmojnë. Kah salla “1 Tetori” dhe nga furra Qerimi.”

Por Elza Ramadani, nga Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve, duke u bërë thirrje institucioneve për një zgjidhje më të shpejtë, tregon disa nga arsyet pse qentë bëhen agresivë dhe sulmojnë qytetarët.

Ajo tregon se cilët duhet të jenë hapat adekuatë të institucioneve për këtë çështje.

Komuna e Prishtinës tash e sa vite ka vendosur 5 pika të ushqyerjes për qentë endacakë, mirëpo, sipas Ramadanit, këto nuk janë të mjaftueshme, pasi nevojitën të paktën 20 pika të cilat do të ndikonin në uljen e agresivitetit të qenve.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës thotë se ky problem duhet të kalojë nën kompetencën e institucioneve qendrore, pasi janë shumë faktorë që po ndikojnë në shtimin e qenve endacakë në kryeqytet. Sipas Habib Qorrit, nga Drejtoria për Shërbime Publike, njëra ndër to janë edhe prurjet nga komunat e tjera.

Edhe Numër i lartë i qenve endacakë në Prishtinë, komuna thotë s’mund të përballet e vetme me ta Arbëri Numër i lartë i qenve endacakë në Prishtinë, komuna thotë s’mund të përballet e vetme me ta

Përveç sulmit ndaj qytetarëve, qentë endacakë shpeshherë po shkaktojnë edhe dëme të tjera. Arlinda Sopi përmes një grupi në rrjetin social në Facebook ka treguar se si qentë ia kanë dëmtuar edhe veturën gjatë kohës që e kishte në parking të lagjes ku ajo banon.