Dështimi në testin ndërkombëtar Pisa, mungesa e teksteve shkollore si dhe kurrikula e re mësimore janë disa nga sfidat që e presin në mandatin e ardhshëm ministrin e ri të
Arsimit, Shyqiri Bytyqi, raporton KTV.
Më këto sfida deri diku e njoftoi edhe ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, derisa po ia dorëzonte postin e ministrit.
I rezervuar në fjalimin e tij, ministri Shyqiri Bytyqi ka thënë se do të ndjekë sukseset e Bajramit si dhe do të punojë në përmirësimin e këtij sektori aty ku ka nevojë.
Bytyqi e dha një përgjigje të përgjithësuar, kur u pyet se çfarë konkretisht do të punojë për të përmirësuar rezultatet e testit ndërkombëtar Pisa.
Ai tha se shumë shpejt do ta hartojë edhe programin e punës si ministër, ku do t’i rendisë prioritetet.