Banojnë në periferi të Ferizajt, vetëm 200 metra larg qytetit, por përballen me probleme të shumta.
Banorëve të rrugës “Hajdin Matoshi” dhe “Dedë Gjo Luli” u kanë mbetur mbeturinat para shtëpisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash e tri javë kamionët e kompanisë pastrimi “Pastërtia” nuk kanë shkuar për t’i larguar mbeturinat.
Veç kësaj, këta banorë gjatë 24 orëve të fundit janë përballur edhe me mungesës të ujit të pijshëm si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Në kompaninë e pastrimit, një zyrtar i burimeve njerëzore ka thënë se kjo ka ndodhur shkaku i defektit në kamioni, i cili bart mbeturinat e kësaj lagjeje.
Sipas tij, pasi që kamionët tjerë t’i mbledhin mbeturinat në pjesët e tjera të qytetit, atëherë do t’i largojnë edhe ato nga kjo lagje.