Shoferët në kryeqytet duhet të jenë shumë të kujdesshëm, raporton KTV.
Në shumicën e rrugëve janë hapur gropa e një nga to është edhe rruga “Sabit Mushica” në lagjen Sofalia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët ankohen se që një kohë të gjatë gropat në rrugët e kësaj lagje kanë mbetur të hapura.
Ndërsa thonë se premtime për rregullimin e tyre marrin çdo herë në kohë zgjedhjesh. Rrugë tjetër e dëmtuar është ajo “Ndue Përlleshi”, e shtruar me kubëza, e cila e lidh Bregun e Diellit me Matin 1.Gjendje pothuajse e njëjtë është edhe në disa rrugë në lagjen Kalabria.
Rrugët “Rexhep Krasniqi” e “Agim Cela” janë dy nga rrugët me kubëza më të dëmtuara në këtë lagje.
Në Komunën e Prishtinës thonë se kanë një kontratë njëvjeçare për mbylljen e gropave.
Rrugët me kubëza të ndërtuara kanë garancion 5-vjeçar dhe në rast të dëmtimeve, riparohen nga kompania. Vlerësimin e bën në terren një komision nga Komuna dhe pastaj lajmërohet kompania, e cila i ka kryer punimet. Ndërsa, rrugët tjera janë duke u trajtuar me një kontratë kornizë për sanimin e rrugëve.
Gjendje më e mirë nuk është në disa rrugë tjera të kryeqytetit.