Komuna e Prishtinës ka ndarë afro 400 mijë euro për riparimin e gropave gjatë vitit 2018, megjithatë ato janë prezente në të gjitha rrugët në kryeqytet.
Përfaqësues të opozitës dhe qytetarët thonë se Komuna ka dështuar të mirëmbajë rrugët dhe `t`i riparojë gropat, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dren Shahini, banor në rrugën “Muharrem Fejza”, thotë se kujdesi për rrugët e qytetit të Prishtinës është i mangët.
“Autoritetet komunale nuk janë në nivelin e duhur të kujdesit ndaj rrugëve. Ky kujdes duhet të fillojë nga momenti kur rrugët shtrohen, duke parë se a po shtrohen me standarde qëndrueshmërie, pastaj nga përdorimi i kripës gjatë sezonit veror, e deri te inspektimet ndaj makinerive lëvizëse me peshë të lartë”, ka thënë Shahini.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Gropat nëpër rrugët e Prishtinës, përveç dëmeve në automjete, po rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve
-
Komuna më në fund nis arnimin e rrugëve
-
Komuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve
-
Musliu: Këtë vit janë larë rrugë që s’janë pastruar me dekada në Prishtinë
-
KRU “Prishtina” nis rehabilitimin e rrugëve që i dëmtoi gjatë punëve