Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gropat nëpër rrugët e Prishtinës, përveç dëmeve në automjete, po rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve

Qytetarët dhe shoferët e mjeteve motorike ankohen për dëmet që po u shkaktohen nga gropat në rrugët e kryeqytetit, ndërsa thonë se vonesat në riparimin e tyre po u shkaktojnë telashe të mëdha.

Thonë se përveç dëmeve që kanë në mjetet e tyre të transportit, po ndihen të rrezikuar edhe si këmbësorë nga automjetet që mundohen të shmangin gropat.

Ata ankohen edhe për cilësinë e asfaltit që po shtrohet nëpër rrugë.

Inxhinieri i rrugëve, Naim Hasani, thotë për Rtv21 se kjo gjendje në rrugët e Prishtinës, por edhe në tërë Kosovën, është pasojë e mungesës së planifikimit të duhur të punimeve.

Kurse Komuna e Prishtinës është arsyetuar se prishja e rrugëve është pasojë e kripës së hedhur gjatë stinës së dimrit, por edhe nga mjetet e rënda që punojnë në ndërtim gjatë verës.