Nëpër një gjendje të tillë, qytetarëve në Prishtinë u duhet të kalojnë pothuajse çdo ditë në lagje të ndryshme.
Rrugë me shumë gropa, të paasfaltuara e projekte të lëna në gjysmë. Secila pranverë lagjen “Pejton” e gjen me gropa të shumta.
Sipas Zymer Abazit që banon këtu, komuna këtu nisi punimet në nëntor të vitit të kaluar. E ndonëse sipas tij, projekti u desh të zgjaste vetëm një muaj, puna këtu ka mbetur pezull.
79-vjeçari thotë se me këtë problem ballafaqohen tash e një kohë të gjatë, derisa vështirësitë më të mëdha thotë se krijohen kur ka reshje gjatë motit të ligë.
Ndërkohë, rrugët me shumë gropa e të paasfaltuara janë bërë problem edhe për banorët e lagjeve ‘’Kalabria’’ dhe “Aktash” të kryeqytetit.
Ata thonë se gjatë kësaj kohe, qarkullimi është më i vogël, shkaku i pandemisë.
Ndërsa thonë se në këtë kohë duhet të ndalohen edhe ndërtimet e larta dhe qarkullimi i automjeteve të rënda që bëjnë bartjen e materialeve ndërtimore, që sipas tyre, është shkaktari kryesor i dëmtimit të rrugëve.
Edhe
Banorët e Prishtinës me ankesa të shumta për gjendjen e rrugëve
Drejtori i Investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, arsyeton rënien e intensitetit të punës me situatën e krijuar nga Covid 19.
Ndërkohë, marrëveshja e arritur mes Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike Banesore, sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Hajdar Hoxhaj, parasheh që intervenimet në infrastrukturë të bëhen brenda 48 orësh.
Gjatë javës, komuna e Prishtinës ka filluar punën në rregullimin e rrugëve kryesore në lagjen “Pejton”, derisa janë mbushur edhe gropat në Dardani.