Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë thënë që, pavarësisht presioneve, 53 programe do të mbesin të pa-akredituara, raporton KTV. Kështu u tha në takimin e mbajtur të premten me Komisionin për Arsim me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Ndërkaq, të palogjikshme dhe joserioze i ka quajtur Këshilli Shtetëror i Cilësisë pretendimet për mosinfomimin e rektorëve të universiteteve publike për mosakreditimin e disa programeve në fakultetet publike të Kosovës.
Anëtarët e këtij këshilli kanë folur edhe për kërkesat e rektorëve të gjashtë universiteteve publike të cilët kërkuan që deri më 28 janar të shkarkohen anëtarët e Këshillit Shtetëror për Cilësi.
Derisa kanë marrë pyetje të shumta nga deputetët, anëtarët e këtij këshilli thanë se vendimi i tyre është i bazuar në ligj dhe se programet që nuk janë akredituar nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme.
Përveç universitetit publik, të pa-akredituara janë edhe 51 programe të kolegjeve private.
-
Universitetet publike dhe kolegjet private ende pa akreditim
-
Pavarësisht grevave, vendimi për mosakreditimin e 75 programe në universitete nuk ndryshon
-
Rektorët vendosin sot për grevë e protesta, si përgjigje ndaj mos-shkarkimit të KSHC-së
-
Ultimatumi i rektorëve drejt Kuvendit për shkarkimin e KSHC-së
-
Rektorët e universiteteve kërkojnë shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë