Shumë qytetarë po ankohen se Komuna e Prishtinës nuk është duke u dhënë leje për operim që të punojnë individualisht si taksist.
Ata thonë se tashmë as kërkesat e tyre ky institucion nuk po i pranon më.
Por ata hezitojnë të flasin para kamerës me frikën se zyrtarët komunalë do t’u hakmerren, raporton “038” i KTV-së.
Njëri nga ta ka pranuar të flasë me kusht që identiteti i tij të mos bëhet publik.
Ai thotë se pajisja me këtë leje është tejet e rëndësishme për të.
Ndërkohë zyrtarët komunalë kanë deklaruar se çështja e operimit të taksive do të harmonizohet me një rregullore e cila pritet të miratohet këtë vit.
Sipas rregullores së re të gjithë taksitë e Prishtinës duhet të kenë ngjyrën e bardhë.
Drejtori Bashota ka thënë se të gjithë ata që kanë veturat me këtë ngjyrë ju ka vazhduar leja e punës për pesë vjet.
Ndërsa atyre që nuk i kanë deri në një vit.