Takimi i paraparë për të hënën mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është shtyrë.
“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka bërë të ditur përmes Twitterit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Vetë Lajcak, përmes një statusi në Twitter një ditë më parë kishte informuar rreth këtij takimi.
Ai kishte shkruar se gjatë këtij takimi çështja e Asociacionit nuk ishte në rend ditë. Kjo shkaku që, si kishte thënë ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.
Artikuj të ngjashëm
-
Asociacioni shkakton ngërç në negociata, Lajçak thotë se takimi u anulua për shkak të pandemisë
-
Në orën 15:00 pritet takimi trepalësh në Bruksel
-
Pak pritje nga takimi i së enjtes mes kryenegociatorëve
-
Rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme
-
Lajçak: Për keqardhje që s’mundëm t'i trajtonim çështjet urgjente në takim trepalësh