Seanca gjyqësore ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje është shtyrë për në orën 14:00, pasi ka munguar Adea Batusha.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë për sot është caktuar seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.
Avokati i Krasniqit Tomë Gashi ka bërë të ditur se në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendosë lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Krasniqi, Arifi, Haliti dhe Batusha akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon procesi gjyqësor për aktivistët e VV-së
-
Më 4 mars kthehet në rigjykim rasti i sulmit ndaj Kuvendit
-
Aktivistët e VV-së presin që Apeli t’i lirojë e Prokuroria do që dënimi për ta të rritet
-
Seanca e radhës ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes
-
Vetëvendosje do debat parlamentar për katër aktivistët që nuk po iu dorëzohet aktgjykimi i shkruar