Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të këtij organi nuk e kanë miratuar Planin Zhvillimor komunal të Arsimit për periudhën 2017-2021.
Ata kanë vlerësuar se propozim -plani ka gabime dhe mangësi, të cilat duhet të përmirësohen dhe plotësohen, shkruan sot Koha Ditore. Aprovimi i këtij dokumenti është shtyrë për seancën e ardhshme, që pritet të mbahet javën e ardhshme.
Drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsidini, para këshilltarëve ka theksuar se Plani Zhvillimor i Arsimit për Komunën e Prizrenit 2017-2021 është hartuar me financimin e Bashkimit Evropian dhe se pas aprovimit të tij Banka Botërore parasheh që të investojë 300 mijë euro në arsimin e Prizrenit.
Sipas tij, ky plan është produkt i punës së përbashkët të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Rrjetit Kosovar për Arsim dhe Punësim (KEEN). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Prizreni miraton Planin zhvillimor komunal të arsimit 2017-2021
-
Miratohet buxheti për vitin 2023 i Komunës së Prizrenit
-
Komuna e Prizrenit nis procedurë të re për miratimin e buxhetit të 2022-s
-
Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Prizrenit për miratimin e buxhetit
-
Prizreni miraton buxhetin komunal për vitin 2022