Shkup, 18 maj – Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhej të fillonte gjykimi për nëntë të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, mirëpo procesi gjyqësor është anuluar për shkak se në seancë nuk u paraqit një nga të akuzuarit.
Të akuzuarit ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”. Padi penale u ngritën ndaj afro tridhjetë dhunuesve, në mesin e tyre dy persona morën padi penale për "tentim për vrasje" ndaj deputetit Zijadin Sela.
Njëkohësisht, disa dhjetëra qytetarë u mblodhën para gjykatës, në organizim të shoqatës “Të Palëkundurit” për t’i mbështetur siç theksuan “vëllezërit që qëndruan në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit të atdheut”.
Ndryshe, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dje në një intervistë televizive bëri thirrje që Kuvendi t’i amnistojë të akuzuarit për ndodhitë në Kuvend.
Rikujtojmë se mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit, protestuesit e kryesuar nga nisma qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” që u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit, me forcë hynë brenda.
Si rezultat i dhunës së protestuesve, u lënduan rreth 100 persona, përfshirë deputetë, gazetarë dhe policë.
-
15 të amnistuar deri tani për dhunën në Kuvendin maqedonas
-
Vazhdon gjykimi për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë
-
Sërish arrestohen një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë
-
Pesë sulmuesve të Kuvendit të Maqedonisë nga 30 ditë paraburgim, për 2 arrest shtëpiak
-
Dhunuesit e Kuvendit ende në liri