Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet marshi i shoqërisë civile për “veting në arsimin e lartë”

Foto: Koha

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitete (KITU), përmes një njoftimi për media bën me dije se protesta e paraparë për datën 4 dhjetor - “Veting në Arsimin e Lartë” – shtyhet për një datë të pacaktuar.

Shkak për këtë është bërë situata e krijuar pas tragjedisë në Shqipëri e cila, siç thotë ky koalicion, me të drejtë mbajti vëmendjen dhe angazhimin qytetar të fokusuar në të.

“Koalicioni përsëritë qëndrimet e veta se vendimet e Këshillit të Etikës për të mos i trajtuar rastet e plagjiaturës dhe mashtrimeve akademike janë të papranueshme ndërkohë bën thirrje që pavarësisht procesit të vetingut që KITU e synon në nivel nacional, UP t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe t’i adresojë në mënyrën e duhur denoncimet e ngritura nga organizatat partnere të Koalicionit”, thuhet në njoftimin për media të KITU-s.

Lexo edhe: Sindikata e UP-së kërkon të mos lejohet ndërhyrja e shoqërisë civile në çështjet e universitetit

“KITU vazhdon angazhimin për zgjerimin e përfshirjes në organizim të organizatave studentore dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile të interesuara që të jenë bashkëorganizatore të protestës kurdo që caktohet ajo”, thuhet më tej aty.