Hulumtuese në Lëvizjen FOL, Viona Bunjaku, ka theksuar se procesi i Vettingut është i vonuar.
“Mendoj se ky proces tashmë është i vonuar, për shkak se jemi në muajt e fundit kur kjo qeverisje pothuajse e përfundon mandatin. I ka mbetur tashmë edhe një vit deri në fund të mandatit dhe nuk kemi Vettingun e premtuar që do të kryhet brenda këtij mandati sipas premtimeve elektorale të kësaj Qeverie”, është shprehur Bunjaku në emisionin “Tempus” në KTV.
Ajo ka deklaruar se Vettingu është mirëpritur, sikurse edhe opinioni dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Edhe pse është dhënë një dritë e gjelbër nga Gjykata Kushtetuese për amendamentet kushtetuese, neve tashmë na duhet të presim për një Ligj i cili do ta rregullojë këtë fushë në një mënyrë më të detajuar, e i cili do mund të zgjasë me muaj të tërë për shkak të situatës së fundi që e kemi pasur në Kuvend, përplasjet pozitë-opozitë, pastaj konsensusi politik që duhet krijuar për t’u votuar një ligj i tillë, i cili do të jetë shumë problematik për Kuvendin dhe do të krijojë sigurisht një kaos tjetër në Kuvend”, ka theksuar Bunjaku.
-
Bugaqku: Për vettingun duhet kompromis politik, duhet edhe vota e Listës Serbe
-
Bunjaku thotë se Qeveria dështoi ta miratonte një Strategji antikorrpsion, tash propozoi një draft me dy faqe plan veprimi
-
Bunjaku: Kemi problematika jo vetëm në ligjbërje, por edhe në sistemin prokurorial e atë gjyqësor
-
Bunjaku: Më 2023 u publikuan rreth 45 mijë aktgjykime, niveli është i kënaqshëm
-
Bunjaku: E domosdoshme reforma në Këshillin Prokurorial