Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohen biletat për Shkup, Tiranë e Ulqin, paralajmërohet edhe për Evropë

stacioni i autobuseve

Krahas shtrenjtimit të biletave për udhëtimet brenda Kosovës, biletat e autobusëve janë shtrenjtuar edhe për në Shkup, Tiranë e në Ulqin.

Po ashtu është paralajmëruar shtrenjtimi edhe për udhëtimet drejt shteteve të Evropës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veton Prelvukaj, kryeshef në Stacionin e Autobusëve, ka njoftuar në “tre8tre” se biletat njëdrejtimëshe për në Shkup janë shtrenjtuar nga 8 në 10 euro, ndërsa për Tiranë dhe Ulqin nga 15 në 20 euro.  

Ai ka bërë të ditur po ashtu se paralajmërimi nga operatorët është se së shpejti do të shtrenjtohen biletat e autobusëve edhe për në Slloveni, Austri e Gjermani.

Operatorët patën shtrenjtuar biletat për udhëtime ndërurbane javë më parë, me të nisë shtrenjtimi i derivateve si pasojë e luftës në Iran. Që nga 28 shkurti, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit. Ngushtica shërben si rrugë transiti për 20 për qind të naftës në botë. Çmimet ende janë rreth 50 për qind më të larta se në fillim të luftës, pavarësisht stabilizimit të fundit pas arritjes së armëpushimit.