Shtrati i lumit Klina, nga bari që është rritur më tepër i ngjason një livadhi sesa një lumi.
Sivjet Komuna ende nuk e ka “kositur” barin e lumit. Ibër Elezaj, drejtor i Shërbimeve Publike edhe Emergjente, pohon se shtrati i këtij lumi pastrohet një herë në vit, konkretisht në vjeshtë, kur bie niveli i ujit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kemi të qartë se nëse mbetet pa pastruar, nga reshjet mund të shkaktohen vërshime. Por sivjet bari është rritur më shumë se zakonisht, se vitet e kaluara”, thotë Elezaj.
Për të interesuar në pastrimin e tërë shtratit të lumit, Komuna nuk ka të kontraktuar ndonjë operator enkas për këtë punë.
Elezaj tregon se e kanë një operator të veçantë të kontraktuar me buxhetin për emergjencë, për ndërhyrje në raste për të evituar nga vërshimet dhe mbrojtjen e digave. Dhe këtë operator mendojnë që ta angazhojnë edhe për pastrimin e shtratit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)