Shtimi i zjarreve të qëllimshme në Komunën e Gjilanit ka bërë që institucionet të akuzojnë njëra-tjetrën për mosbashkëpunim rreth parandalimit dhe shuarjes së tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan akuzon Sektorin Pyjor se rojat e pyllit nuk janë në nivel të detyrës, ngase nuk po i raportojnë rastet e zjarreve, të cilat po përhapen në pyjet e kësaj komune.
Kurse Njësia e zjarrfikësve në Gjilan konfirmon se ka rritje të numrit të zjarreve, të cilat dyshohen se po shkaktohen qëllimisht, ngase, sipas tyre, ekziston një perceptim nga pronarët e tokave se barishtet pastrohen duke ua vënë zjarrin.
Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk janë të kënaqur me këtë bashkëpunimin ndërinstitucional, sepse sipas tyre ai duhet të shtrihet në terren.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Akuza të ndërsjella midis institucioneve rreth shtimit të rasteve të zjarreve
-
Policia ka identifikuar disa persona që dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme ditëve të fundit
-
Ekipi Veprues për Siguri kërkon hetimin e rojave të pyllit për zjarret
-
Në Gjilan nis fushata “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”
-
Mbi 1.300 intervenime për shuarje zjarresh në Komunën e Prishtinës