Në periudhën janar-korrik të këtij viti, në Komunën e Vitisë janë evidencuar 196 zjarre në të cilat ka intervenuar shërbimi i zjarrfikësve. 77 raste të zjarreve janë evidencuar si zjarre fushore gjersa 67 raste të zjarreve janë evidencuar si raste të zjarreve nëpër pyje. Në shumicën e zjarreve vlerësohet se janë bërë në mënyrë të qëllimshme.
Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në këtë komunë ka kërkuar nga organet e rendit që të hetohen zjarret, të cilat kanë ndodhur në pyjet e Vitisë, ngase vlerësojnë se po bëhen në mënyrë të qëllimshme.
Ky ekip ka kritikuar edhe mungesën e reagimit nga ana e komunës për këto raste. Kordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, dyshon se në zjarret të cilat kanë ndodhur në pyjet e kësaj komune kanë gisht rojat e pyllit. Thotë se zjarret nëpër pyje po ndodhin me qëllim që të dëmtohen pyjet dhe pasi të dëmtohen rëndë atëherë lejohen që të priten dhe të shiten. Thotë se institucionet e shtetit duhet të hetojnë këtë veprimtari, e cila është e organizuar.
Ai thotë se pretendimet se rojat e pyllit po vërtetohen edhe nga gjykatat, ngase përgjegjësi i pyllit në këtë komunë është dënuar për keqpërdorim... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)