Më shumë se pesë milionë euro është buxheti i ndarë për vitin e ardhshëm, për të kompensuar ish-të burgosurit politikë.
Këtë e ka bërë me dije në Puls të KTV-së, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
Ai ka treguar se gjithë buxheti i vitit 2019 për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është 465 milionë euro. Vetëm për pensione të veteraneve do të ndahen 60 milionë, 2 milionë më shumë se vitin 2018.
“Për pensionet e invalidëve të luftës do të ndahen 39 milionë euro”, ka thënë Reçica.
Në Puls të KTV-së, Reçica ka folur edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Kanë aplikuar 800 persona, rreth 145 personave u është njohur statusi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit”, ka thënë Reçica.
Ministri i Punës ka folur edhe për numrin e madh të vdekjeve në vendin e punës, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.
Edhe
Buxheti për MMPS-në do të jetë 465 milionë euro
“Vetëm gjatë muajit nëntor i kemi mbyllur mbi 100 punishte në sektorin e ndërtimtarisë. Kemi rritur numrin e inspektimeve dhe nuk kanë bërë punë. Kemi provuar që me fushata të rrisim vetëdijen”, ka thënë ai. “Vetëm gjatë këtij viti deri më tash kanë vdekur 20 punëtorë, shumica prej tyre në sektorin e ndërtimtarisë”, ka shtuar më pas.
Por deputetja nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Fatmire Mullhaxha Kollçaku ka shprehur bindjen se shteti nuk po bën asgjë për mbrojtjen e punëtorëve në sektorin privat.
“Shumica janë pa kontrata, kemi numër të madh të punëtorëve që kanë vdekur ne vendin e punës dhe nuk shohim që ndonjë kompani është dënuar”, ka thënë ajo.
-
Në vitin 2018, shtetit do t’i kushtojnë 100 milionë euro për pagat e 36 mijë veteranëve
-
Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona
-
Sipas Qeverisë, një pjesë e madhe e 80 milionë eurove shkon për veteranët e rrejshëm
-
Qeveria ndan buxhet për shtesat mujore për policët dhe punëtorët shëndetësorë