Vendimin e Kuvendit Komunal të Shtërpcës i 26 shkurtit për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të KK-së është konstatuar i jashtëligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo ministri me kohë e kishte njoftuar Komunën për procedurat se si zgjidhet zëvendëskryesuesi i komuniteteve derisa si rast i veçantë dy anëtarët më të votuar të subjekteve PDK dhe VV kishin marrë nga 949 vota, mirëpo sugjerimet e MAPL-së nuk patën gjetur zbatim.
Në vendimin e fundit të MAPL-së, dërguar Komunës së Shtërpcës e, të cilin e ka siguruar KD-ja, midis të tjerash, thuhet se MAPL-ja pas shqyrtimit përmbajtjes së aktit të Komunës për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të komuniteteve, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Zëvendëskryesuesi për komunitete zgjidhet jashtëligjshëm në Shtërpcë
-
VV-ja kërkon përsëritjen e zgjedhjes së zëvendëskryesuesit në Shtërpcë
-
Konstatohen edhe 3 vendime të tjera të kundërligjshme në Shtime
-
MAPL-ja gjen shkelje ligjore në dy vendime të Kuvendit Komunal në Shtime
-
MAPL: Vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme, i paligjshëm