Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendëskryesuesi për komunitete zgjidhet jashtëligjshëm në Shtërpcë

Komuna e Shtërpcës ka shpërfillur vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe procedurat për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të KK-së për komunitetet pakicë.

Derisa dy anëtarët më të votuar të subjekteve PDK-ja dhe VV-ja në zgjedhjet e fundit lokale kanë marrë nga 949 vota, MAPL-ja nuk ka gjetur mbështetje ligjore për këtë situatë, mirëpo ka sugjeruar Komunën dhe KK-në që përzgjedhja e zëvendëskryesuesit të KK-së për komunitete të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje mes këtyre dy subjekteve ose me short, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, KK-ja me iniciativë të kryetarit të Komunës, Bratislav Nikoliq, ka bërë përzgjedhjen e zëvendëskryesuesit nëpërmjet votave të këshilltarëve të KK-së, duke e zgjedhur këshilltarin nga radhët e PDK-së Garip Sahiti.

Rreth kësaj çështjeje nëpërmjet një komunikate shtypi, të martën, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar të kundërligjshëm vendimin e KK-së dhe duke e akuzuar Komunën për shpërfillje të vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)