Shtëpia muze e At Shtjefën Gjeçovi, lokacion historik në Janjevë, u ndriçua mbrëmë portokalli për të shënuar mbylljen e fushatës ‘16 Ditë të Aktivizmit’ kundër Dhunës në baza gjinore.
Riccardo Serri, zëvendës-shef i Zyrës së BE-së, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe zyrtarë të komunës së Lipjanit ishin prezentë në këtë ngjarje, që në mënyrë simbolike të përmbyllin fushatën globale ‘16 Ditë të Aktivizmit’ për ndërgjegjësim ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave.
Pjesëmarrësit bënë një shëtitje në Shtëpinë muze, e cila është restauruar përmes projektit të UNDP-së “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian, që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), për të mësuar diçka më shumë rreth personalitetit të mësuesit, hulumtuesit të kulturës shqiptare dhe priftit françeskan.
Zyrat e BE-së dhe UNDP-së përzgjodhën Janjevën dhe Shtëpinë muze për të kremtuar bashkëpunimin e mëhershëm në avancimin e kohezionit social dhe dialogut ndëretnik si dhe të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, që këtë vit përçon një porosi universale për të bashkuar fuqitë për një botë më të mirë derisa po luftojmë virusin – ekonomi dhe shoqëri më përfshirëse, të bazuara në principet e të drejtave të njeriut, solidaritetit dhe multilaterizmit.
‘16 Ditët e Aktivizmit’ kundër dhunës në bazë gjinore është një fushatë globale që zhvillohet çdo vit e që fillon më 25 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Ngjyra portokalli vazhdon të jetë simboli kryesor që bashkon të gjitha aktivitetet, me ndërtesa dhe objekte të ndriçuara dhe të zbukuruara me portokalli për të tërhequr vëmendjen globale për këtë iniciativë. Fushata e OKB-së 16 Ditë të aktivizmit do të fillojë në 25 nëntor me temën tonë globale për vitin 2020.
Shtëpia muze të At Shtjefën Gjeçovit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, dhe ndodhet një rrugë mbi Kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Gjeçovi, një prift françeskan dhe studiues i kulturës shqiptare, lindi në këtë shtëpi në vitin 1874. Muzeu me stil oriental, është një nga shtëpitë e pakta në Janjevë që shfaq këtë lloj arkitekture. Një tipar i veçantë i shtëpisë është konsola e katit të dytë që krijon një lojë të dritës dhe hijes në fasadë, duke shtuar shkëlqimin e ndërtesës. Shtëpia u restaurua ndërmjet 2004-2005 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Lipjanit. Më 2011 ajo iu nënshtrua një tjetër restaurimi.
-
KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
-
“DAM” përmbyll edicionin me homazh e thirrje kundër dhunës me bazë gjinore
-
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas
-
Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Kurti: Duhet emancipuar burrat e djemtë e rinj
-
“Panairi i fuqizimit” me krijimtari nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës