Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ka publikuar një pjesë të fjalimit të kryeministrit Avdullah Hoti. Postimit të kësaj videoje i është shtuar edhe një citat nga Hoti i cili ka thënë se “Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë".
“Unë mendoj që ky është një moment i madh për Kosovën dhe regjionin, mendoj që kemi bërë një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve”, ka thënë mes tjerash Hoti. "Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të bërë punë të reja në rajon ... Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut të hapur”.
Faqja e Shtëpisë së Bardhë po ashtu ka postuar edhe një video nga fjalimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kosova dhe Serbia më 4 shtator kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në prani të presidentit të Amerikës Donald Trump.
Edhe
Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Washingtonit
Hoti: We share values of freedom, democracyPrime Minister Avdullah Hoti of Kosovo: "We are fully committed to work together to improve people's lives, to make new jobs in the region ... We share the same values of freedom, democracy, and open market economy."
Posted by The White House on Sunday, September 6, 2020
-
Hoti i shkruan Blinkenit: Jemi të përkushtuar që të arrihet marrëveshje normalizimi me Serbinë
-
Hoti: Marrëveshja e nënshkruar në SHBA e kthen Kosovën në nyje gjeopolitike
-
Hoti: Kosova ka marrë garanci nga SHBA-ja se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet
-
Përfaqësues të Kosovës dhe zyrtarë të SHBA-së diskutuan implementimin e marrëveshjeve të Uashingtonit