Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtatoret dhe memorialët e Prishtinës, pa përkujdesje institucionale

Askush nuk ka dhënë ende përgjegjësi për dëmtimin e pllakës përkujtimore të ngritur nga KFOR-i sllovak në Parkun e qytetit në Prishtinë, ditë më parë.

Përderisa, në Policinë e Kosovës deklarohen se ata janë duke punuar rreth zbulimit të këtij rasti, zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk marrin përsipër as përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pllakave përkujtimore, shtatoreve apo lapidarëve të heronjve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pllaka përkujtimore, me emrat e 42 ushtarëve sllovakë, të vdekur në një fatkeqësi ajrore më 19 janar 2006, duke u kthyer nga misioni i tyre në Kosovë, ishte ngritur në fillim të vitit të kaluar nga KFOR-i sllovak gjatë mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, e cila edhe kishte marrë pjesë në zbulimin e saj. Por, kjo pllakë tashmë është dëmtuar bashkë me emrat e shkruar në të.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë se rasti i dëmtimit të pllakës përkujtimore në Parkun e qytetit është marrë nën hetime dhe ende po punohet në drejtim të ndriçimit të tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.