Pllaka përkujtimore e 42 ushtarëve sllovakë të KFOR-it, në Parkun e kryeqytetit, e dëmtuar nga vandalë, është rikthyer në gjendjen e origjinalitetit.
e pati zbuluar me ceremoni presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga, ndërsa merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë ushtarakë e politikë të Sllovakisë. Ajo u kushtohet ushtarëve sllovakë të KFOR-it, të cilët humbën jetën 11 vjet më parë (19 janar 2006), deri sa po ktheheshin nga misioni i kryer në mbrojtjen e kufijve të Kosovës, në kuadër të forcave të KFOR-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoër vandalaizimin e kësaj pllake pati shkruar “Koha Ditore”, duke e cilësuar aktin primitiv dhe jokulturor.
Përderisa, në Policinë e Kosovës deklarohen se ata janë duke punuar rreth zbulimit të këtij rasti, zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk marrin përsipër as përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pllakave përkujtimore, shtatoreve apo lapidarëve të heronjve, shkruante gazeta.
Fatmirësisht tani ajo pllakë është rikthyer në vendin e saj me pamjen që ka pasur në ditën e zbulimit. Atë e riparoi FSK-ja. Ndërmjetësi në Zyrën sllovake në Prishtinë i falënderoi ata për kujdesin. Para saj janë vendosur tufa lulesh.