Së shpejti përfundojnë punimet në shtatë urat e Rrugës së Kombit, të cilat do të jenë të hapura në të dyja krahët për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se kjo ndërhyrje do t’i japë zgjidhje trafikut të makinave që krijohej në këto nyje, si dhe do të evitojë aksidentet e vazhdueshme.
“Edhe pak… punë ditësh dhe 7 ‘gjysmagjelat’ me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, tha Rama.
Aksi kombëtar Kukës-Morinë quhej i përfunduar deri pak vite më parë, por në të mungonin urat dhe mbikalimet, rrugët lidhëse me fshatrat përreth, po ashtu elementët e sigurisë.
Për të plotësuar rrugën me këto elementë, qeveria hapi kantieret e reja të punimeve në verilindje të vendit.
Ritmet e punimeve në këtë aks strategjik kombëtar, janë të larta për të bërë të mundur dorëzimin e objektit në afat./atsh
-
Marrin formë gjymtyrët e munguara në “Rrugën e Kombit”
-
Ndërhyrjet që i dhanë Rrugës së Kombit standarde europiane sigurie
-
Ura e Madhe e Kukësit do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit
-
Efekte pozitive nga investimet në Rrugën e Kombit
-
Nis ndërtimi i urës së re të Rrugës së Kombit, përfundon në 2021