Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se 32 persona janë në gjendje stabile, pesë kanë nevojë për oksigjeno-terapi, ndërkaq njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive.
Hoti ka thënë se klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftim.
-
Katër persona me COVID-19 me gjendje të rëndë në Infektivë
-
Në Infektive janë të shtrirë 58 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektive
-
Në Infektivë po trajtohen 23 persona me koronavirus, një në gjendje kritike
-
Në Infektivë, 8 të prekur me koronavirus, priten rezultatet për 2 pacientë